Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se një prej arsyeve kryesore pse opozita është ndëshkuar nga votuesit lidhet me, sipas tij, qasjen e butë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, Gashi ka theksuar se kjo tezë nuk qëndron në rastin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Unë po mendoj që në rastin e LDK-së kjo është krejtësisht e pasaktë, kjo është krejtësisht e pasaktë”, ka deklaruar ai.
Sipas Gashit, ndëshkimi elektoral ndaj LDK-së ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit të saj opozitar ndaj Vetëvendosjes.
“Votuesi i LDK-së e ka ndëshku që i ka bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje. LDK është ndëshkuar nga ai votues”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar më tej se një pjesë e elektoratit të LDK-së e ka ndëshkuar subjektin e vet për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e reflektuar këtë pakënaqësi përmes votës.










