Gashi: Nëse Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, do të ftohet në Hagë
Avokati Tomë Gashi ka thënë se nëse Hashim Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, ai do të ftohet në Hagë dhe nuk mund ta evitojë këtë.
Gashi ka deklaruar se Thaçi në cilësinë e Presidentit ka thënë se nëse ftohet do t’i përgjigjej Gjykatës Speciale.
“Të gjithë e dimë se imunitet ndaj Gjykatës Speciale nuk ka askush. Por, e them simbolikisht, se Hashim Thaçi nuk mund të paraqitet vullnetarisht në Gjykatën Speciale, nëse nuk ka ftesë”.
Avokati më tej ka thënë se nëse Hashim Thaçi është në shënjestër të Gjykatës Speciale, do ta thërrasin dhe nuk mund ta evitojë atë.
“Nëse ata e kanë në shënjestër, herë do kurdo e thirrin. Në çfarëdo cilësie që e thërrasin [Thaçin], ajo është çështje e prokurorit”, ka thënë Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjin.
Duke folur për debatin, nëse LDK ka dërguar dokumente si prova të Gjykatës Speciale, Gashi ka thënë se asgjë nuk është gabim i kësaj partie nëse nuk është njollosur lufta e UÇK-së.
“Është çështje e tyre nëse kanë prova për të dëshmuar akuza… Ajo s’ka mund të dërgojë këto prova ndokujt tjetër edhe nëse i ka dhënë UNMIK-ut, UNMIK-u ishte autoriteti gjykues në atë kohë… Me emra dhe mbiemra, jo të njollos luftën e UÇK-së, apo PDK-në”, tha Gashi.