Anësori argjentinas Alejandro Garnacho ka lënë Manchester United për t’u transferuar te Chelsea. Palët ranë dakord për një tarifë fikse prej 40 milionë eurosh dhe një tarifë 10% në rast se lojtari shitet në të ardhmen.
Garnacho, 21 vjec, do të kryejë sot pasdite vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. I rritur te skuadra e “djajve të kuq”, lojtari kishte kërkuar largimin duke qenë s enuk bënte pjesë në planet e trajnerit Amorim.
Drejtuesit e Manchester United mendojnë se është një marrëveshje e mirë, duke marrë maksimumin financiar nga kjo shitje. Ata gjithashtu besojnë se është një zgjidhje e mirë për lojtarin, i cili ka bërë presion të fortë për t’u larguar.
Me fanellën e “djajve të kuq”, Garnacho ka realizuar 26 gola në 144 ndeshje. Transferimi te rivalët e Chelsea do të sjellë edhe largimin e disa lojtërave nga Londra, që tashmë duhet të gjejnë një sistemim të ri për t’i lënë hapësira argjentinasit.
The post Garnacho lë United dhe shkon te rivalët e Chelsea, sot vizitat mjekësore dhe firma në kontratë appeared first on Telesport.