Garë për ulësen e fundit, pjesa e mbetur e votave me postë vendimtare për rezultatin përfundimtar

Një mandat vazhdon të qëndrojë në lojë dhe mund të kalojë nga një parti në tjetrën, në bazë të trendit aktual.

Sipas Eugen Cakollit nga Demokracia në Veprim, janë edhe rreth 14 mijë vota me postë ende për t’u numëruar dhe kjo ulëse mbetet ende në lojë.

Sipas trendëve të deritashme, sipas Cakollit, LDK-ja mund ta rikthejë ulësen e 15-të nga PDK-ja e cila do të rikthehej sërish në 22.

Në anën tjetër, sipas tij VV-ja si fituese e zgjedhjeve e ka të vështirë ta mbërrijë ulësen e 58-të veçse nëse merr mbi 80 për qind të votave të mbetura.

Ditën e djeshme pas votave të personave me nevoja të veçanta, ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht. Ndërkohë, Në QNR po vazhdon numërimi i pjesë së dytë të votave me postë. Bëhet fjalë për fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës.

Nga të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të siguroj 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë veçse ka 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 14. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë ulëse në këtë legjislaturë të re.

Në QNR ka vazhduar numërimi i pjesë së dytë të votave me postë. Bëhet fjalë për fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës.

Sipas përditësimit ët fundit të KQZ-së, deri më tani janë procesuar 86,84% prej tyre.

Nga rezultatet aktuale, Vetëvendosje prin me 72.97% apo 21,103 vota, pasuar nga LDK me 9.86% apo 2,852 vota, PDK me 9.33% apo 2,699 vota dhe AAK me 3.82%1, apo 104 vota.

Vazhdon numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, këto janë rezultatet nga përditësimi i fundit i KQZ-së