Garë e madhe mes Real Madrid dhe Liverpool për mesfushorin e Juventus, ofertat nisin nga 70 milionë euro

Nëse Juventus nuk ka bindur shumë deri tani këtë sezon, duke pasur luhatje të mëdha nga ndeshja në ndeshje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Khephren Thuram.

Mesfushori francez që nga momenti i transferimit te Juventus nga Nice në vitin 2024 e deri më sot ka treguar një formë të qëndrueshme dhe është kthyer në pikë referimi për mesfushën e bardhezinjve.

Forma e mirë e treguar nga mesfushori francez ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha: Real Madrid dhe Liverpool. Alonso e sheh Thuram si një përforcim ideal për aspektin difensiv të mesfushës. Mesfushori francez është dalluar te Juventus për rikuperimin e topave në mesin e fushës, por shumë i zoti edhe në duelet një kundër një.

Liverpool po ashtu interesohet seriozisht për Thuram dhe pritet te ketë një oferte konkrete nga klubi i kuq gjatë merkatos së verës. Juventus e vlerëson shumë mesfushorin francez, por për shkak të rrethanave dhe situatave të ndryshme mund të heq dorë prej tij vetëm për shifrën 70 milionë euro e sipër.

The post Garë e madhe mes Real Madrid dhe Liverpool për mesfushorin e Juventus, ofertat nisin nga 70 milionë euro appeared first on Telesport.