Garë e fortë mes Interit dhe PSG-së për yllin e kryeqytetasve në Serie A, duhen 60 mln euro

Inter e kërkoi gjatë merkatos së kaluar, duke ofruar 35-40 milionë euro për të, por në fund Roma vendosi të mos e shesë Manu Kone. Mesfushori francez është kthyer në një lojtar kyç për verdhekuqtë, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha

“CalcioMercato.it” raporton se Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga francezi i kryeqytetsave, por është gati të përmirësojë ofertën për të. Megjithatë, situata është më e komplikuar sesa në verën e fundit, sepse në garë për yllin francez është futur edhe PSG.

Luis Enrique e pëlqen shumë 24-vjeçarin dhe ka kërkuar transferimin e tij brenda merkatos së janarit. Klubi parizien është gati të ofrojë 60 milionë euro për francezin. Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029, Roma nuk e mendon largimin e tij tani për tani. Por, presioni ka filluar te verdhekuqtë duke parë interesin e shtuar nga klubet e mëdha, e sidomos kur në lojë futet një klub si PSG.

The post Garë e fortë mes Interit dhe PSG-së për yllin e kryeqytetasve në Serie A, duhen 60 mln euro appeared first on Telesport.