Garë e fortë mes Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, për “bishën” e Dortmundit

Qendërmbrojtësi i Dortmundit, Nico Schlotterbeck, është momentalisht një ngë më të mirët në botë në rolin e tij. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha vazhdimësia kanë ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, tre më të interesuarat për qendërmbrojtësin gjerman janë: Bayern, Real Madrid dhe Liverpool.

Bayern Munich e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Dayot Upamecano, pasi rinovimi me francezin po bëhet i vëshitrë për t’u arritur dita-ditës, ndaj bavarezët po mendojnë planin B. Nëse ikën Upamecano, duan të transferojnë Schlotterbeck.

Në të njëjtën situatë është edhe Liverpool, klubi anglez e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Ibrahima Konate. Francezi do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme, destinacioni i tij i ri do të jetë Real Madridi.

Po ashtu edhe klubi madrilen interesohet për Schlotterbeck, si një alternativë shtesë për Xabi Alonso-n. Qendërmbrojtësi gjerman mund të jetë zëvendësuesi ideal për Antonio Rudiger apo David Alaba, të cilët sipas të gjitha gjasave do të largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit.

Në anën tjetër, Dortmund po përpiqet të rinovojë me Schlotterbeck deri në vitin 2030, por me interesin e madh të klubeve të përmendura më sipër, duket shumë e vështirë që qendërmbrojtësi gjerman të qëndrojë te verdhezinjtë pas përfundimit të këtij sezoni. Vlera e Schlotterbeck mendohet të jetë 45-50 milionë euro.

The post Garë e fortë mes Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, për “bishën” e Dortmundit appeared first on Telesport.