Edhe pse është përfolur shumë për një rinovim të mundshëm të kontratës së Dayot Upamecano me Bayern Munich, e cila skadon në fund të këtij sezoni, deri tani ende nuk ka ardhur firma, gjë që ka shtuar interesin e të paktën dy klubeve të mëdha, PSG dhe Real Madrid.
“Footmercato” raporton se Real Madrid ka arritur një marrëveshje verbale me qendërmbrojtësin francez dhe është gati t’i japë atij rrogën që te Bayern nuk e merr dot. Megjithatë, te Bayern ende nuk janë dorëzuar dhe besojnë se deri në fund të sezonit, Upamecano do të rinovojë.
Nuk qëndron pas as PSG, pasi klubi parizien ka konfirmuar gatishmërinë për të plotësuar kërkesat ekonomike të francezit dhe e presin atë krahëhapur në Paris.
The post Garë e fortë mes Bayern, PSG dhe Real Madrid për yllin e Bundesligës appeared first on Telesport.











