Garë e fortë mes Bayern dhe Barcelonën për 17-vjeçarin më të famshëm në Poloni

Barcelona dhe Bayern kanë pikasur një talent të ri, i cili po shkëlqen në Poloni dhe ka pritshmëri të mëdha për të. Bëhet fjalë për Oskar Pietuszewski, 17-vjeçarin që luan si sulmues anësor te Jagellonia.

Vetëm 17 vjeç, Oskar Pietuszewski, është tashmë një titullar i rregullt për Jagiellonian, që garon gjithashtu në Ligën e Konferencav. Në fakt, javën e kaluar disa vëzhgues udhëtuan për në Białystok për ta parë atë të luante në ndeshjen kundër Rayo Vallecano dhe dy klubet më të interesuara për talentin polak duket se janë Bayern dhe Barcelona.

Katalanasit duan të përsërisin suksesin që patën me suedezin Roony Bardghji, i transferuar si lojtar i lirë gjatë verës së kaluar dhe Pietuszewski mund të jetë suksesi i radhës në merkato.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2027 (e rinovueshme për një vit tjetër), vlera e Pietuszewski është 10 milionë euro në treg, shifër mëse e përballueshme për ekipe si Barcelona apo Bayern. Edhe bavarezët interesohen shumë për talentin polak, i cili mund të jetë një bast i fituar për të ardhmen.

The post Garë e fortë mes Bayern dhe Barcelonën për 17-vjeçarin më të famshëm në Poloni appeared first on Telesport.