Gara për ‘Këpucën e Artë’ në Evropë po bëhet shumë interesante.
Pas het trikut të mbrëmshëm nga Lionel Messi, tashmë renditja duket pakëz më ndryshe.
Lideri i ri në këtë garë është pikërisht Messi, duke lënë prapa francezin fantastik, Kylian Mbappe.
Argjentinasi numëron 25 gola, që përkthehet si tri më shumë sesa ylli i Paris Saint Germain.
Në pozitën e tretë është portugezi i jashtëzakonshëm i Juventus, Cristiano Ronaldo, i cili numëron 19 gola.
Lista me 10 lojtarët me më së shumti gola në Evropë.
- Messi (25 Gola)
- Mbappe (22 Gola)
- Cristiano Ronaldo (19 Gola)
- Piatek (18 Gola)
- M. Salah (17 Gola)
- Cavani (17 Gola)
- Aguero (17 Gola)
- Quagliarella (16 Gola)
- N. Pepe (16 Gola)
- Zapata (16 Gola)