GAP: VV-ja vazhdoi avazin e nepotizmit, 99 % e punëtorëve në sektorin publik janë injorantë

Vetëvendosje vendosi vetë se kush e si do të punësohet në konkurset që u hapën në sektorin publik gjatë mandatit të saj.

Nga shoqëria civile pohojnë se partia në pushtet nuk ndryshoi nga qeveritë paraprake, duke rehatuar zyrtarë, aktivistë e familjarë në punë të shtetit.

Bekim Salihu nga Instituti Gap tha për Kiks Kosovësn se kjo praktikë që nisi që nga paslufta, ndërtoi një administratë të bazuar në nepotizëm, klientelizëm ose korrupsion.

Rrjedhimisht, sipas tij, pozita publike mbajnë njerëz të padijshëm e të pazotë për detyrat e tyre, çka thotë se ndikon edhe në kuletën e shtetit, pasi që institucionet në mungesë të stafit të përgatitur, detyrohen të kontraktojnë kompani private për të kryer shërbimet që do të duhej t’i kryenin ata që paguhen nga buxheti i shtetit.

Kjo dukuri sipas tij nuk ka të bëjë vetëm me nepotizmin dhe klientelizmin, por qëllimi i saj thotë shtrimi i kontrollit dhe korrupsionit në institucione shtetërore.

Prandaj, pohon se shumica dërrmuese e të punësuarve në sektorin publik janë në ato pozita falë lidhjeve familjare apo politike dhe jo aftësive të tyre, çka cungon funksionimin normal të administratës publike.

Për të arritur qëllimet e tyre të shtrirjes së kontrollit në administratën publike, Salihu thotë se partitë politike kanë shfrytëzuar hendekun ligjore sa i përket punësimeve të anëtarëve, aktivistëve e mbështetësve të një partie të caktuar politike, por edhe anëtarët e familjës së gjerë.

Rreziku që nepotizmi të vazhdojë ai thotë se shtohet edhe nga ofertat zgjedhore të partive politike, të cilat po premtojnë rritje të pagave në sektorin publik.

Salihu pohon se administrata publike ka nevojë për reformë të thellë, strukturore, procedurale ose ligjore, prandaj, thotë se kjo detyrë do t’i bie për hise një qeverie qoftë edhe si kriter nga Bashkimi Evropian.