Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e konsullit të Kosovës në Frankfurt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar fuqishëm pas lajmit që akuzon ish-presidentin Hashim Thaçi për “vrasje”, të cilin konsulli i Kosovës në Frankfurt e ka “pëlqyer” në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Musliu shkruan se kur diplomacia kalon kufijtë e servilitetit politik dhe mbështet propagandën kundër një ish-presidenti të vendit, durimi merr fund. Ajo thekson se ky lloj diplomati nuk i duhet Kosovës dhe kërkon:

Tërheqjen e menjëhershme të konsullit nga misioni

Ngritjen e Komisionit Disiplinor ndaj tij

Musliu i drejtohet edhe presidentes me një apel të drejtpërdrejtë:

“Presidente, nëse vetëm pak ke dinjitet, vepro dhe tërhiqe dekretin që e ke dekretuar këtë servil.”