Galliani zbulon prapaskenat: Van Basten, goditja ime e madhe. Ja si e mora Ibrahimović nga Barcelona

Adriano Galliani ka dhënë një intervistë të gjatë në podcastin “Colpi da Maestro”, ku drejtuesi historik kuqezi ka zbuluar disa prapaskena të operacioneve më të rëndësishme të merkatos. Për natën më të vështirë të një negociate ai kujton transferimin e Zlatan Ibrahimović: “Isha në Barcelonë me presidentin e Barçës dhe me Mino Raiola. Një vit më parë Ibra ishte blerë te Barcelona nga Interi për një shifër shumë të madhe dhe mendoja se ishte e pamundur ta merrnim pas vetëm një viti.

Disa ditë para mbylljes së merkatos, Raiola më telefonoi dhe më tha të shkoja në Barcelonë sepse mund të bëhet. Shkova atje dhe nisi një betejë e madhe për Ibrën, derisa në fund arrita ta marr në huazim me të drejtë blerjeje. Duhej të bindja Ibrën dhe shkova në shtëpinë e tij. Aty ishin edhe gruaja me fëmijët. Gruaja doli në mëngjes dhe u kthye pasdite, ndërsa më gjeti ende aty. Nuk kishte pyetur kush isha. Ibra i tha se nuk do të largohesha nga shtëpia e tij derisa të firmoste me Milanin. Zlatan firmosi dhe atë vit fituam titullin”.

Për Edin Džeko: “Unë dhe Ariedo Braida ishim fshehur në Sarajevo, që ende kishte shenjat e luftës. Ishim shumë pranë Dzekos, i cili në dhomë kishte fotot e Ruud Gullit dhe Marco van Basten”. Për goditjen më të madhe të karrierës: “Goditja që ndaj me Braidën është Marco van Basten. Ndoshta nuk ishte më e vështira, por besoj se Marco ishte më i miri nga të gjithë”.

 

The post Galliani zbulon prapaskenat: Van Basten, goditja ime e madhe. Ja si e mora Ibrahimović nga Barcelona appeared first on Telesport.