Galliani, i dashuruar me Sinner: “Prej tij po dëshpëroj gruan time”. Më pas parashikimi për Italinë në Botëror

Adriano Galliani, ish-drejtues i Milanit dhe Monzës, foli për suksesin e Jannik Sinner në “Finals” të Torinos: “Sinner? Për shumë vite kam qenë i dashuruar me Djokovic, tani jam fans i zjarrtë i Sinner. Kam qenë me fat, sepse e kam humbur mendjen për dy milanistë.

Kam pëlqim të fortë për këtë djalë. Po e dëshpëroj gruan time, sepse përpiqem ta shoh gjithmonë, edhe në oraret më të çuditshme. Mundohem të lirohem nga puna për ta parë. Disa ditë më parë arrita ta shoh edhe në stërvitje”.

Galliani foli edhe për kombëtaren dhe Gattuso: “Gennaro është i vendosur, i fortë. Nëse ka një njeri që mund të na çojë në Botëror, është ai. Kemi pak italianë nëpër klubet tona, ndaj është vështirë të gjesh lojtarë të niveleve të larta, por kësaj here jam i sigurt se do të shkojmë në Botëror”. Sa i përket derbit, ai kujtoi të preferuarit e tij: “Ato të Champions-it në gjashtë ditë më 2003. Ndihej tensioni në ajër”.

The post Galliani, i dashuruar me Sinner: “Prej tij po dëshpëroj gruan time”. Më pas parashikimi për Italinë në Botëror appeared first on Telesport.