Pavarësisht se me ardhjen e Rafaelle Palladino në krye të stolit të Atalantës, duket sikur janë sheshuar mosmarrëveshjet me Ademola Lookman, nigeriani me shumë mundësi do të largohet njëherë e mirë nga bergamaskët gjatë merkatos së janarit.
Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes të madh nga disa klube të njohura, por ofertë konkrete deri tani ka bërë vetëm Galatasaray. Sipas raportimeve të medieve turke dhe italiane, propozimi i gjigantit turk do të jetë shumë joshësh për klubin e Atalantës dhe vetë lojtarin: 50 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit dhe një rrogë 6 milionë euro në sezon për të.
Galatasaray ka një projekt ambicioz ku nuk mjaftohet vetëm më suksesin në Turqi, por synon të shkojë sa më larg në Europë dhe për të arritur këtë qëllim po punon të bëjë disa goditje të bujshme në merkato. Kujtojmë që merkaton e verës së kaluar, Galatasaray bleu pëqrfundimisht kartonin e Victor Osimhen për 75 milionë euro dhe objektivi i radhës është sërish një sulmues nigerian, Ademola Lookman.
The post Galatasaray “siguron” që tani transferimin e bujshëm për merkaton e janarit, ylli i Serie A appeared first on Telesport.











