Galatasaray provon sërish për Çalhanoglu. Asnjë largim në janar, madje mund të rinovojë

Ka zhvillime tek Interi, sidomos në mesfushë. Nga njëra anë, Davide Frattesi po shtyn për t’u larguar, me Romën, Napolin dhe Fenerbahçe të gatshme ta kërkojnë, por vetëm duke përmbushur kërkesat e zikaltërve. Nga ana tjetër, duket më pak i mundshëm një largim i menjëhershëm i Hakan Çalhanoglu. Turku ishte pranë shitjes në verë, por kjo nuk u konkretizua dhe në fillim të sezonit është rikthyer si pikë referuese e Interit.

Sipas “Corriere dello Sport”, në Turqi janë të bindur se në janar, Galatasaray, që e kërkoi ish-lojtarin e Milanit në verë, mund të rikthehet në sulm. Megjithatë, klubi i drejtuar nga Marotta vështirë se do të heqë dorë nga Çalhanoglu në merkaton dimërore.

Interi jo vetëm që nuk e lëshon “regjisorin”, por mund edhe ta “blindojë”. Javët në vijim pritet të nisë dialogu për rinovimin e kontratës (skadon më 2027). Ka pasur tashmë kontakte, në një klimë të qetë pas tensioneve të mëparshme. Në fund të sezonit do të merret vendimi; ose rinovim, ose shitje për të shmangur largimin falas.

The post Galatasaray provon sërish për Çalhanoglu. Asnjë largim në janar, madje mund të rinovojë appeared first on Telesport.