Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

Galatasaray nuk pret më. Kampionët e Turqisë, që rikthehen edhe në Champions League, nuk kanë kursyer asgjë në këtë merkato vere, madje nuk kanë ndërmend të ndalen. Mes rasteve më të shquara si Osimhen dhe Sané, klubi turk ka më shumë se kurrë nevojë për një portier që të mbulojë boshllëkun e lënë nga Muslera. Prej javësh flitet vetëm për një emër; Ederson i Manchester City.

Kjo ka sjellë lëvizjen konkrete të Galatasaray drejt portierit brazilian, i cili ka kontratë edhe një vit me klubin anglez. Gjigantët turq kanë bërë ofertë rreth 10 milionë euro, sipas ekspertit të njohur të merkatos Fabrizio Romano. Klubi nga “Etihad” kërkon një shifër më të lartë për ta mbyllur operacionin, por situata është në zhvillim dhe duhet ndjekur me kujdes.

Një largim eventual i Ederson në Turqi, siç ishte paralajmëruar, do të lironte vendin për Gigio Donnarumma. Portieri italian, i përjashtuar me forcë dhe publikisht nga projekti teknik i PSG, po ashtu me kontratë në përfundim (pas një viti), tashmë ka hapur mundësinë e transferimit në Manchester, te Pep Guardiola. Nëse të gjitha pjesët e këtij “puzzle” do të përputhen, do të mbetet vetëm të arrihet marrëveshja ekonomike mes City dhe PSG për kartonin e ish-portierit të Milanit.

The post Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma appeared first on Telesport.