Ademola Lookman ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian gjeti gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Interin, por oferta e klubit zikatër për të disatën herë nuk u pranua nga Atalanta.
Edhe pse më pas ka pasur interes edhe nga klube të tjera si Bayern, Tottenham, Arsenal etj, Ademola Lookman vazhdon të jetë lojtar i Atalantës, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja zyrtare e afatit të merkatos verore.
Megjithatë, e ardhmja e Lookman pritet të jetë në Stamboll, aty ku merkato mbyllet më 12 shtator. Galatasaray duket se do ëprdorë të njëjtën taktikë që ndoqi vjet me Victor Osimhen, të cilin këtë merkato e transferoi në formë përfundimtare për 75 milionë euro.
Ndërsa klubet e Serie A nuk do të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë (përveç agjentëve të lirë) pas mbrëmjes së së hënës, ato do të jenë ende në gjendje të shesin lojtarë në vendet në të cilat ende nuk është mbyllur merkato dhe një nga këto është Turqia.
Ditën e fundit të merkatos së vitit të kaluar, Osimhen ishte mes Chelsea dhe Al-Ahli, por në fund nuk u transferua tek asnjë nga këto dy ekipe, të cilat nuk ranë dakord me kushtet e Napolit. Edhe pse në Serie A u mbyll merkato, Galatasaray gjeti gjuhën e përbashkët me Napolin për huazimin e Osimhen për një sezon dhe më pas e bleu përfundimisht. Këtë taktikë, ekipi turk pritet ta përdorë edhe në rastin e Ademola Lookman. Nëse nuk bie dakord me Atalantën për shifrën e kërkuar 50 milionë euro, Galatasaray do të kërkojë huazimin e sulmuesit nigerian me të drejtë ose detyrim blerje në verën e ardhshme.
The post Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman appeared first on Telesport.