Në Katar po luhet finalja e Kupës Interkontinentale, mes PSG-së dhe Flamengos. Francezët vijnë në këtë finale si fitues të Champions League, brazilianët si fitues të Kupës Libertadores.
Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për PSG-në. Ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia që gjeti golin në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë të francezëve dhe topit të futur në zonë nga Desire Doue, por që nuk u zotërua në mënyrën e duhur nga portieri i Flamengos, Agustin Rossi, fajtor në golin e pësuar.
PSG kërkon trofeun e pestë për këtë vit, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm për parizienët. Në anën tjetër, edhe Flamengo e drejtuar nga Filipe Luis ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku pak ditë më parë fitoi edhe kampionatin, përveç Kupës Libertadores.
The post Gafë e portierit, vendos goli i Kvaratskhelia në Katar. Mbyllet pjesa e parë në PSG-Flamengo (video) appeared first on Telesport.












