Gafë e Donnarumma-s, por City ka një “monstër” si Haaland. “Qytetarët” e mbyllin në avantazh pjesën e parë ndaj Bournemouth

Manchester City po përballet me Bournemouth në “Etihad”, për javën e 10-të në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për City-n. “Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 16-të, pas një kombinimi perfekt mes Nico Gonzalez-Rayan Cherki-Erling Haaland, norvegjezi dërgon topin në rrjetë.

Barazimi i përkohëshëm i miqve erdhi në minutën e 25-të, ku Tyler Adams barazoi shifrat pas topit të ardhur nga një goditje këndi dhe daljes së gabuar të Gigio Donnarumma-s.

Megjithatë, “Qytetarët” nuk u demoralizuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit, sërish pas kombinimit perfekt Cherki-Haaland. Francezi asiston, norvegjezi shënon.

Në minutat në vijim, Haaland pati një shans të artë për të kompetuar hat-trickun brenda pjesës së parë, por norvgjezi nuk arriti dot ta konkretizonte me gol këtë rast.

SHIKOGOLAT

The post Gafë e Donnarumma-s, por City ka një “monstër” si Haaland. “Qytetarët” e mbyllin në avantazh pjesën e parë ndaj Bournemouth appeared first on Telesport.