Pjesa e dytë e finales së Superkupës së Europës mes PSG-së dhe Tottenham ka nisur me gol. Janë sërish anglezët që gjejnë rrjetën, këtë herë iu dha një dorë dhe portieri i ri i PSG-së, Lucas Chevalier.
Pas një krosimi të Pape Matar Sarr, cristian Romero godet me kokë dhe Lucas Chevalier nuk tregohet fare vigjilent dhe pëson një gol, që ishte shumë i mundshëm për ta shmangur.
Kujtojmë se ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa.
The post Gafë e Chevalier, PSG në “tapet”. Tottenham shënon golin e dytë dhe “prek” trofeun (video) appeared first on Telesport.