Gafë apo sukses? Bayern finalizon blerjen e shumëpritur në sulm

Arrihet akordi! Liverpool ka pranuar ofertën e Bayern për sulmuesin Luis Diaz, raporton Fabrizio Romano.

Kolumbiani do të shitet për 75 mln euro te bavarezët, duke u bërë një nga blerjet më të kushtueshme në historinë e kampionatit gjerman.

Me blerjet e Florian Wirtz dhe Ekitike, Liverpool ka nevojë për të shitur dhe anësori kolumbian ishte i përzgjedhuri i trajnerit Arne Slot në listën e “spastrimeve”.

Bayern bëri përpjekje të dëshpëruara për një sulmues krahu. Pas disa dështimesh, “ngeci” te kolumbiani.

Luis Diaz, Musiala, Olise dhe Harry Kane – ky do të jetë sulmi bavarez në sezonin e ri.

The post Gafë apo sukses? Bayern finalizon blerjen e shumëpritur në sulm appeared first on Telesport.