Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë

Rreth një vit e gjysmë më parë, Bayern Munich humbi mundësinë për të nënshkruar me Assan Ouedraogo, i cili tashmë cilësohet si ylli i ri i Gjermanisë. Aktualisht, 19-vjeçari i cili luan si mesfushor qendëror, po shkëlqen te Leipzig, ku ka shënuar edhe 3 gola në 12 ndeshje.

Gjatë sezonit 2023-2024, shumë klube të mëdha shprehën interes për të nënshkruar me Assan Ouedraogo. Në fund, pas spekulimeve të panumërta, futbollisti i talentuar u largua nga Schalke 04 dhe u bashkua me RB Leipzig, për 10 milionë euro.

Babai i lojtarit zbuloi pak kohë më vonë, se i biri ishte shumë afër transferimit te Bayern Munich, të cilët i kishin propozuar kontratën me detajet e plota, por në fund bavarezët u tërhoqën për arsye që nuk u morën vesh kurrë.

Sigurisht që drejtuesit e Bayern Munich janë bërë tani pishman, pasi Ouedraogo po rritet me shpejtësi si lojtar dhe vlera e tij në treg llogaritet 50-60 milionë euro, sipas asaj që raporton Sky Germany. 19-vjeçari debutoi pak ditë më parë me Gjermaninë dhe i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të gjetur golin.

The post Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë appeared first on Telesport.