Megjithëse qindra apo mijëra njerëz punojnë në produksionin e filmave, ndonjëherë i shpëtojnë gabime që nuk arrijnë të korrigjohen në fund.
Disa prej tyre përfshijnë informacione të rreme apo detaje që nuk duhen shfaqur.
Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa gabime qesharake në filma që ndoshta nuk i kishit vënë re më parë:
“Piratët e Karaibeve” – Jack Sparrow ka vënë një kapele me etiketë “Adidas” që dallohet qartë.“Troja” – Një aeroplan fluturon prapa Akilit (Brad Pitt)“American Sniper” përdor dukshëm një kukull plastike në vend të vajzës së personazhit që luhet nga Bradley Cooper.“The Green Mile” – Një person me fuqi të jashtëzakonshme, i akuzuar për përdhunim, dënohet me vdekje në karrigen elektrike, megjithëse në shtetin ku zhvillohet ngjarja nuk përdorej metoda e dënimit me vdekje.“La La Land” – Në skenën hapëse të muzikalit modern “La La Land”, shoferët kërcejnë mbi makina në një autostradë në Los Anxhelos. Disa nga tavanet e automjeteve janë shtrembëruar si pasojë e aktivitit fizik mbi to.“Gone with the Wind” – Në filmin klasik shihet një llambë e lidhur me një kordon elektrik, diçka e pazakontë në periudhën e Luftës Civile në Amerikë.“Piratët e Karaibeve” – Sërish në një nga skenat e “Piratët e Karaibeve” një personazh ka veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe një kapele fermeri.“Gladiatori” – Personazhi që luan Russell Crowe referohet si “spanjoll”, një term që nuk është përdorur deri në shekullin e 14, ndërkohë që filmi zhvillohet 1,200 vite më parë.“Mumja” – Kur Cruise dhe Wallis ndodhen në tunelin nëntokësor në Londër, ata ecin përgjatë binarëve para se një tren të kalojë përmes. Hekurudha e tretë, që mban me energji elektrike trenat nëntokësor të Londrës mungon, dhe nëse do të ishte aty, do t’i kishte “tronditur” të dy me elektricitet.