Dhjetë mysafirë në një restorant në Timendorfer Strand, në shtetin më verior gjerman të Schleswig-Holstein, u plagosën pasi thuhet se u shërbyen lëng pastrimi në vend të alkoolit.
Sipas Der Spiegel, të plagosurit pësuan djegie në gojë dhe ezofag, disa prej të cilave u konsideruan serioze. Midis të plagosurve ishin shtatë burra dhe tre gra, të moshës midis 31 dhe 84 vjeç.
Sipas autoriteteve, dyshohet se incidenti ndodhi pasi një lëng i fortë kimik u zëvendësua gabimisht me një pije alkoolike. Nëntë persona u dërguan në spitalet aty pranë, ndërsa të paktën një person pësoi lëndime të rënda.
Policia gjermane dhe autoritetet përkatëse po hetojnë se si u zëvendësua lëngu dhe kush është përgjegjës për këtë incident të rëndë.










