Matteo Gabbia, i intervistuar nga “Sport Mediaset”, foli për Bologna, derbin, titullin dhe Botërorin. Milani i Allegrit është i dyti në Serie A dhe besimi për titullin mbetet maksimal: “Besojmë se mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Them 10, sepse të besosh te diçka e bukur është e rëndësishme”.
Tittullin me Milanin apo Botërorin me Italinë: “Është shumë e vështirë të zgjedhësh, por tani jam këtu me këtë fanellë, ndaj patjetër titullin me Milanin”. Për Allegrin: “Ka eksperiencë dhe karizëm, ka krijuar alkimi dhe na ka bashkuar”. Për Maignan, që rinovoi deri më 2031: “Është kapiteni dhe lideri ynë; jemi krenarë dhe e shijojmë çdo stërvitje e ndeshje”.
Para sfidës me Bologna: “Rëndësi ka rezultati”. Për Leao: “Si lojtar i vendos notën 10; si reper 5”. Derbi i 8 marsit: “Vlen tri pikë, si çdo ndeshje”. Sulmuesit më të vështirë: “Lautaro dhe Thuram, siç ishte Osimhen”.
The post Gabbia zgjedh mes titullit me Milanin dhe Botërorit me Italinë: Leaos si lojtar i vendos notën 10; si reper 5 appeared first on Telesport.










