Fyeu komisionerin, iniciohet procedurë për prishje rendi dhe qetësie ndaj një votuesi (VIDEO)

Gazetarja Gremisa Latifi ka raportuar nga Policia në Gjakova, atje ku njoftoi më shumë për mbarëvajtjen e procesit.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se është iniciuar procedurë për prishje rendi dhe qetësie ndaj një personi pasi kishte fyer një komisioner atje.

“Sot në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Një person ka fyer një komisioner atje”, tha Sheremet Elezaj.

Ndiqeni detajet nga “Speciale” në Klan Kosova:

The post Fyeu komisionerin, iniciohet procedurë për prishje rendi dhe qetësie ndaj një votuesi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.