Kandidati i VV-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Agim Bahtiri, iu ka bërë ‘konkurrencë” kryetarëve të disa komunave që mbrëmë kishin dalë në terrenet e prekura nga vërshimet.
Edhe Bahtiri mbrëmë ka mbathur çizmet dhe ka dalë më teren, duke u bërë kinse po i ndihmon qytetarët.
Një video e publikuar nga faqja e përkrahësve të Bahtirit, ish-kryetari i Mitrovicës shihet duke e mësuar bagersitin se ku duhet te hedh zhavorin për të ndalur ujin.
Madje, ai ofrohet shumë afër lugës së eskavatorit, duke e shkelur zhavorin me këmbë.
Më pas, ai futet edhe në ujë për të kaluar rrugën dhe për të bërë fotografi.
Derisa dilte nga uji, dikush nga qytetarët i thotë të bëj kujdes se po mbytet.
Përgjigjja e Bahtirit ishte e shpejt.
“Jo more, jam mesu”, thotë Bahtiri.










