Futbollisti i Malishevës, Mevlan Zeka ka komentuar humbjen e Kosovës ndaj Turqisë në Prishtinë.
Në ndeshjen finale për kaulifikim në në Kupën e Botës, Kosova ka pësuar humbje me rezultat minimal 0:1.
Në emisionin special të Klan Kosovës, Zeka ka thënë se pavarësisht rezultatit, Kosova duhet të ndihet krenare për paraqitjen që ka zhvilluar gjatë këtij rrugëtimi.
Ai ka thënë se Kombëtarja e Kosovës pati rastet e saj për të shënuar, derisa e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e futbollistëve.
“Duhet t’i përgëzojmë futbollistët për paraqitjen. Nuk duhet me u zhgënnjy, duhet të vazhdojmë tutje. Ndjenjat janë të papërshkrueshme, kur e din se ndeshja është historike.”, ka thënë Zeka. /Klankosova










