Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë çmim prestigjioz dhe thotë se e meriton plotësisht atë. Të paktën kjo është ajo që deklaroi mbrojtësi maroken në një intervistë të fundit për “Canal+”.
I gjendur në listën me 30 të nominuarit për “Topin e Artë” të këtij viti, bashkë me 8 lojtarë të tjerë të PSG-së, Achraf Hakimi është i bindur se e meriton këtë trofe individual.
“Kur njerëzit më përmendin në debatin për “Topin e Artë”, është një ëndërr që nuk kam guxuar kurrë ta imagjinoj. Nëse kam mundësinë ta fitoj, mendoj se e meritoj edhe unë. Pas sezonit historik që kam pasur, nuk ka shumë lojtarë që kanë shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, veçanërisht si mbrojtës.
Njerëzit shpesh mendojnë se jam sulmues ose mesfushor, por jo, unë luaj në një mbrojtje me katër lojtarë dhe puna ime është të mbrohem. Statistikat që kam paraqitur këtë vit nuk janë ato të një mbrojtësi tipik. Besoj se kur një mbrojtës e arrin këtë, ai e meriton edhe më shumë se një sulmues të fitojë këtë trofe”, u shpreh Hakimi.
The post Futbollisti i PSG-së del mbi shokët: E meritoj të fitoj “Topin e Artë” për këtë vit appeared first on Telesport.