Futbollisti i Interit i vetëofrohet Barcelonës, agjenti i tij është mik i ngushtë me Laportën

Benjamin Pavard duket se do të laroghet përfundimisht nga Inter, pas dy sezonesh. Për francezin ka interes konkret nga Galatasaray-, Neom i Arabisë Saudite, dhe madje edhe ish-klubi i tij, Lille.

Por, e ardhmja e Pavard mund të marrë një kthesë tjetër. Katalanasja Sport, raporton se francezi i është vetëofruar Barcelonës. Ai ka një njohje të vjetër me Flick, që nga koha kur ishin të dy te Bayern. Një tjetër gjë që e shtyn akoma dhe më shumë transferimin e tij te Barcelona është edhe fakti që agjenti i tij, Pini Zahavi, është mik i ngushtë me Joan Laportën dhe ka marrëdhënie shumë të mira me klubin katalanas.

Barelona, e cila në fakt është mjaft e interesuar për francezin, nuk do të bëjë një propozim tani, pasi përparësia është të regjistrojë lojtarët që ende duhet të regjistrohen në LaLiga, siç janë Szczesny dhe Bardghji.

Por, nëse do jetë mundësia për të regjistruar lojtarë të tjerë, pas atyre që ka aktualisht të paregjistruar në ekip, Barcelona do tentojë transferimin e francezit në ditët e fundit të merkatos, duke shpresuar që francezi të jetë akoma i lirë deri atëherë…

The post Futbollisti i Interit i vetëofrohet Barcelonës, agjenti i tij është mik i ngushtë me Laportën appeared first on Telesport.