Futbolli sipas Piqué: 0-0 i vret emocionet, Serie A nuk është e ngadaltë

Ish-shtylla e mbrojtjes së Barcelonës, Gerard Piqué, pas tërheqjes nga futbolli po promovon ide inovative në botën e sportit. Si nismëtar i “Kings League”, në një intervistë për “La Repubblica” theksoi se organet më të larta të futbollit botëror nuk i dëgjojnë mjaftueshëm tifozët:

“FIFA dhe UEFA nuk e dëgjojnë publikun, nuk e pyesin çfarë dëshiron. Ne, përkundrazi, po. I kemi lënë tifozët të zgjedhin ngjyrat e fushës, eventin, kohëzgjatjen e lojës, ditët. Pyesim dhe i lëmë të vendosin”.

Piqué u ndal edhe te mungesa e emocioneve në ndeshjet e sotme. “0-0 është vrasësi i emocioneve”, duke kërkuar një produkt më të shpejtë dhe interaktiv. Megjithatë, ai mbrojti futbollin italian: “Futbolli italian nuk është i ngadaltë, është si ai portugez apo spanjoll. Të rinjtë e shohin të mërzitshëm sepse nuk u ofron atë që kërkojnë”.

 

The post Futbolli sipas Piqué: 0-0 i vret emocionet, Serie A nuk është e ngadaltë appeared first on Telesport.