“Futbolli nuk i ndal dot luftërat”; Ceferin kundër përjashtimit të klubeve dhe lojtarëve

Presidenti i UEFA-s nuk u shpreh qartë për ndalimin e pjesëmarrjes së klubeve izraelite dhe lojtarëve të tyre në kompeticionet europiane, edhe pse disa ekipe e kanë sugjeruar këtë, ndonëse pranoi se ajo që po ndodh me civilët në Gaza e prek personalisht. “Më vret shumë, është e pamundur të vazhdoj t’i shoh këto gjëra.

Nga një këndvështrim tjetër, nuk jam pro ndalimit të pjesëmarrjes së sportistëve. Fundja, çfarë mund të bëjë një sportist që qeveria e tij ta ndalojë luftën? Është shumë, shumë e vështirë. Tani, ndalimi për ekipet ruse është, mendoj, tri vite e gjysmë. A u ndal lufta? Jo. Pra, për momentin, nuk e di. Duhet të them se, me situatën në Rusi dhe Ukrainë, pati një presion shumë të fortë politik.

Tani ka më shumë presion nga shoqëria civile sesa nga politikanët, sepse politikanët janë, natyrisht, shumë pragmatikë kur bëhet fjalë për luftëra dhe viktima. Nuk mund të them çfarë do të ndodhë. Flitet për gjithçka, por unë, personalisht, jam kundër përjashtimit të sportistëve”.

 

The post “Futbolli nuk i ndal dot luftërat”; Ceferin kundër përjashtimit të klubeve dhe lojtarëve appeared first on Telesport.