Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Me datë 01.02.2019 ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, shkruhet në raportin e Policisë.