Fushatë kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës: Avokati Arianit Koci bashkohet me UNFPA-në për mesazhin “Nuk është faji juaj”

Ngacmimi seksual në vendin e punës mbetet një problem i përditshëm që prek gra dhe vajza në mjedise profesionale të çdo lloji.

Ai ndodh mes kolegëve, bashkëpunëtorëve, eprorëve apo palëve të jashtme, shpeshherë në korridore, takime, biseda pune apo komunikime digjitale.

Avokati i njohur, Arianit Koci, i është bashkuar UNFPA-së për të dhënë një mesazh në lidhje me ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Koci tha se ngacmimet seksuale ndodhin mes kolegëve, bashkëpunëtorëve, eprorëve, punonjësve, me palët me të cilët ndërveproni, në takime, korridore, në mesazhe të punës, në kohë pauze, në trajnime e çdokund.

Ai tha se shumë gra dhe vajza heshtin nga frika, turpi, apo mosbesimi se do t’u dëgjohet zëri.Koci nëpërmjet një video ju bëri thirrje të raportojnë ngacmimet seksuale, të kërkojnë mbrojtje dhe të punojnë në një vend të sigurtë pa frikë.

“Le ta ndalim këtë. Jo nesër — SOT” tha Koci në mesazhin e tij.