Furlani i hap “dritën jeshile” Tares për Vlahovic, por ka një kusht për kartonin e sulmuesit serb

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare duan të hedhin themelet e një skuadre që mund të konkurrojë për objektiva të rëndësishëm. Milani nuk rri duarkryq dhe në merkato vazhdon të ndjekë disa pista, si ajo që lidhet me Dusan Vlahovic. Pas Ferragostos çmimet do të ulen dhe të gjithë drejtuesit janë të vetëdijshëm për këtë, përfshirë edhe ata të “Djallit”, që kanë bërë lëvizjen e parë.

Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, Giorgio Furlani i ka dhënë dritën jeshile drejtorit sportiv shqiptar për të negociuar me Juventusin për blerjen e sulmuesit serb, të lindur në vitin 2000. Ish-lojtari i Fiorentinës ka refuzuar Turqinë dhe Arabinë Saudite, por fiton rreth 12 milionë euro në vit, një shifër që sigurisht në “Via Aldo Rossi” nuk mund t’ia garantojnë.

Gjithashtu është vendosur një tjetër kufi për çmimin e kartonit, i cili nuk duhet ta kalojë kuotën e 10 milionë eurove. Milani shpreson që pas 20 ditësh gjërat të ndryshojnë, edhe Juventusi të vijë në përputhje me nevojat e kuqezinjve, sepse për të 25-vjeçari është vërtet një tepricë, barrë, që ka bllokuar dhe po e komplikon ende merkaton hyrëse te “Zonja e Vjetër”.

Kjo e fundit është e detyruar të realizojë edhe dalje të tjera si ato të Samuel Mbangula dhe Timothy Weah, të afërt me Werder Bremen dhe Marseille.

The post Furlani i hap “dritën jeshile” Tares për Vlahovic, por ka një kusht për kartonin e sulmuesit serb appeared first on Telesport.