Furia e Atletico Madridit ndaj arbitrave: Bëhemi me turp kur dëgjojmë audion e VAR-it

Atletico Madrid është i tërbuar me arbitrimin pas humbjes 2-1 ndaj Barcelonës. “Colchoneros” ankohen sidomos për kartonin e kuq të dhënë në fushë ndaj Gerard Martin dhe më pas të anuluar nga VAR-i, episod që do të rikthente barazinë numerike, pas përjashtimit të Nico Gonzalez në pjesën e parë.

“Kur shohim pamjet dhe dëgjojmë audion e VAR-it të publikuar nga federata, nuk mund të bëjmë tjetër veçse të ndiejmë turp, – deklaroi Miguel Angel Gil, CEO i Atletico Madridit. – Është e papranueshme që të dëgjojmë komentet e tyre, krejtësisht kundër funksionimit korrekt të VAR-it, dhe të mos ndodhë asgjë. Arbitrat kanë të drejtë të gabojnë si lojtarët apo trajnerët, por gabimet në fushë janë thjesht gabime.

Ndryshe është kur një arbitër në dhomën e VAR-it ndikon te gjyqtari kryesor në momentin e vlerësimit të një aksioni. Arbitri në fushë duhet të jetë përgjegjës dhe të marrë vendime duke interpretuar veprimet. VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm për gabime të qarta, jo të vendosë në vend të tij”.

Why Gerard Martin wasn't sent off against Atlético Madrid - explained —  Tribuna.com

The post Furia e Atletico Madridit ndaj arbitrave: Bëhemi me turp kur dëgjojmë audion e VAR-it appeared first on Telesport.