Një furgon pasagjerësh ka marrë flakë në ecje në qytetin e Kavajës pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në automjet ka qenë vetëm shoferi pasi mësohet se pasagjerët kanë zbritur pak para se ai të përfshihej nga flakët.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një defekt në motor. Si pasojë e flakëve mjeti është shkrumbuar i tëri.