Sonte në Pressing është duke u diskutuar për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë.
Pjesë e këtij debati është edhe gazetari Valon Syla. Ky i fundit ka deklaruar se njerëzit e qeverisë kanë fokus kryesor në komunën e Mitrovicës.
Ai ka thënë edhe se, njerëzit e VV’së e dinë që rezultati atje është i ngushtë.
‘’Dihet që në këto zgjedhje fokusi kryesor i qeverisë i njerëzve që s’po duan me ra e me zhdryp prej xhipave, është një koncentrim i madh në Mitrovicë, që do të thotë komplet njerëzit e Prishtinës nivelit qendror të VV, prej Kurti e të poshtë janë bajtë në Mitrovicë. Pra është një presion i madh në Mitrovicë që po shihet prej VV’së, dhe Albin Kurti veç që s’po flen atje. Po e dinë që rezultati është i ngushtë’’, ka deklaruar Syla.
Tutje i njëjti ka thënë edhe se fuqia e partive të ish-opozitës do të varet nga rezultati në Prishtinë edhe në Mitrovicë.
‘’ Në Prishtinë, po e shoh një demoralizim te VV-ja prej qytetit, koalicionet e nivelit të lartë do të thotë PDK-LDK, dhe mbështetja e individëve të fuqishëm si familja Thaçi, mendoj që është një koncept jo vetëm për Përparim Ramën, por është koncept më i madh i një partneriteti më afatgjatë që reflekton edhe në zgjedhjet nacionale. Fuqia e opozitës, a e ka përnime me rrëzu VV’në apo s’e ka, ka me u matë me Mitrovicë edhe Prishtinë’’, ka thënë ai./GazetaExpress










