Funksionalizohet sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Onkologji

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është funksionalizuar sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë.

 

“Funksionalizohet plotësisht sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë. Shërbimi digjital i radhëve e bën pritjen më të organizuar dhe trajtimin më të dinjitetshëm për pacientët onkologjikë”, ka theksuar Vitia.

Ky sistem modern mundëson regjistrimin elektronik të pacientëve, marrjen automatike të numrit rendor në hyrje dhe thirrjen automatike sipas radhës.

“Vazhdojmë në klinikat tjera”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

The post Funksionalizohet sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Onkologji appeared first on Kosovapost.net.