Füllkrug, MVP i ndeshjes: Asist si ai i Saelemaekers është ëndrra e çdo sulmuesi

Niclas Füllkrug u shpall MVP dhe jo vetëm, sepse vendosi ndeshjen kundër Lecce me golin e tij. “Doja të hyja. Isha gati, mendoja se ishte momenti i duhur për të ndryshuar rezultatin. Po sulmonim shumë. Asist i madh nga Alexis, të marrësh një asist të tillë është ëndrra e çdo sulmuesi”, – tha gjermani i Milanit.

Bilanci i parë me fanellën kuqezi: “Ndihem jashtëzakonisht mirë. Jam vërtet mirënjohës që ndodhem këtu dhe që vesh këtë fanellë. Skuadra më ka pritur shumë mirë. Për një sulmues, besimi është i rëndësishëm”.

The post Füllkrug, MVP i ndeshjes: Asist si ai i Saelemaekers është ëndrra e çdo sulmuesi appeared first on Telesport.