Fullkrug kërkon falje: I lehtësuar që penalltia e humbur nuk ishte vendimtare

Një mbrëmje dhe një ndeshje që mund të ishte kthyer në barrë të rëndë për Milanin. Kuqezinjtë fituan ndaj Pisa falë golit “në frymën e fundit” të Luka Modric. Veçanërisht mirënjohës ndaj kampionit kroat ishte Niklas Fullkrug. Sulmuesi gjerman, në fillim të pjesës së dytë, kishte humbur një penallti që mund të kishte peshuar shumë në rast se Milani nuk do ta fitonte ndeshjen.

“Kam pasur ditë më të mira, por jam i lehtësuar që penalltia nuk ishte vendimtare. Faleminderit skuadër”, – shkroi ish-lojtari i Dortmund dhe West Ham në rrjetet e tij sociale.

Më pas Fullkrug u përpoq të motivojë ekipin dhe tifozët: “Ndeshje si kjo mund të bëjnë diferencën në fund dhe kjo është pikërisht ajo që na duhet. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen këtë të premte në mbrëmje. Fundjavë të mbarë, kuqezinj!”

The post Fullkrug kërkon falje: I lehtësuar që penalltia e humbur nuk ishte vendimtare appeared first on Telesport.