Ftohen raportet: Albin Kurti i kalon përballë Vjosa Osmanit, nuk e përshëndet

Presidentja Vjosa Osmani u përshëndet ngrohtësisht me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, pak para nisjes së seancës solemne për Epopenë e UÇK-së.

Por, presidentja nuk është përshëndetur me kryeministrin Albin Kurti, i cili pasi mbërriti në sallën e Kuvendit nuk shkoi për të përshëndetur Osmanin.

Ai kaloi disa metra pranë ulëses ku po qëndronte Osmani por nuk u afrua për t’ia zgjatur dorën presidentes.

Ndryshe nga Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president Glauk Konjufca u afrua te Vjosa Osmani dhe e përshëndeti atë.