Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Bashkë me të kanë qenë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheu i Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, shkruan KosovaPost.
Në postimin e tij, Kurti ka thënë se ky është ‘‘furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të’’.
Postimi i plotë:
Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve.
The post FSK-së i vijnë autoblinda të reja nga SHBA, Kurti e quan furnizim të jashtëzakonshëm appeared first on Kosovapost.net.