FSK pranon autoblindat e blera në ShBA

Forcat e Sigurisë së Kosovës, gjatë të premtës i kanë pranuar autoblindat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Fokusi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, shkroi Kurti.

Ndërsa nuk është bërë e ditur se sa është numri i saktë i autoblindave që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka pranuar sot të prokuruara në ShBA.