Forca e Sigurisë Kosovës po mbështetë Shqipërinë në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.
Sipas njoftimit zyrtar, FSK ka angazhuar një kontingjent të kërkim-shpëtimit me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.
“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, thuhet në njoftim.










