FSK në aksion për kërkimin e qytetarit serb të zhdukur në Artanë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar ekipet e kërkimi-shpëtimit në operacionin e kërkim-shpëtimit të qytetarit të zhdukur të nacionalitetit serb, Bosko Miadenoviq nga Komuna e Artanës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, banorët lokal dhe vullnetarët e tjerë.

Ky nuk është rasti i vetëm që FSK është e angazhuar me qëllim ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës pa dallim.