Sipas policisë, një burrë kishte hasur në këtë mjet i cili dyshohet të jetë granatë dore, derisa ishte duke punuar në arën e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.