FSK-ja me trajnim për mbijetesën në ujë

FSK-ja ka thënë se qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve për operacione në ujë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka realizuar trajnimin “Mbijetesa në ujë”, i cili ka për qëllim përgatitjen e pjesëtarëve të saj për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.

Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja përmes një komunikate për media.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si në nivel individual ashtu edhe në atë ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore”, thuhet në komunikatën e FSK-së.