FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin

Ditën e sotme, u njoftua se një ushtar kosovar i FSK’së, që ka qenë duke ndihmuar në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.

Ushtari në fjalë, siç raporton BBCështë Bali Hoxha, 28 vjeç, i cili është lënë në paraburgim në Gjykatën e Kurorës në Norwich deri në gjyqin e tij më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.

Për këtë raportim, Gazeta Express, ka dërguar pyetje në FSK.

Nga këta të fundit, është bërë e ditur se FSK ‘’ka marr masat bazuar në aktet ligjore në fuqi’’.

Po ashtu, është bërë e ditur edhe se ushtari ‘‘është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin’’.